Zanafilla
Gjithçka nisi më 18 mars të vitit 1991 në Prishtinën e paraluftës. Fortesa, me 4 punëtorë, me një zyre tejet modeste dhe me vizionin e qartë i cili do ta shtyente deri aty ku është sot, filloi punën duke ofruar pllaka dhe produkte të tjera sanitare. Kështu lindi Fortesa, emri i së cilës shumë shpejt do të njihej e do të besohej nga të gjithë.
Hapat e parë të rritjes
Hapat e parë të rritjes Fortesa i përjetoi gjatë vitit 1996, kur ajo u pajis me deponë e parë rrugës për në Fushë Kosovë. Me gjithë faktin se gjatë kësaj kohe nuk ishte i mundur importimi i produkteve nga jashtë, Fortesa arriti që ta rriste përzgjedhjen e produkteve të shitura me përfshirjen e mobiljeve të banjos në koleksionin e saj. Kështu, Fortesa u bë e para në Kosovë për ofrimin e një numri të mjaftueshëm të artikujve për banjo, ndërsa emri i saj tashmë kishte filluar të jehonte. Deri në vitin 1999, familja Fortesa numëronte 10 punëtorë të dedikuar.
Lufta
Viti 1999 është vit i njohur e i dhimbshëm për të gjithë. Lufta çlirimtare e cila e kaploi vendin gjatë kësaj kohe nuk la familje në Kosovë pa e prekur e pa i shkaktuar dhimbje. Me gjithë faktin se humbja e Fortesës nuk mund të krahasohet me sakrificën e dhënë nga shumë familje dëshmorësh në Kosovë, gjatë luftës Fortesa humbi gjithçka. Të gjitha pronat e kompanisë ishin djegur ndërsa e ardhmja, e cila dukej aq premtuese dhe e shëndritshme, tani kishte pamje disi të brishtë.
Rimëkëmbja
Padyshim se zgjerimi më serioz i Fortesës fillon në vitin 2006. Në këtë vit, Fortesa e ndërton objektin mbresëlënës me hapësirë 4200 m2 në Veternik, ndërsa numri i punëtorëve arrin në 50.
E sotmja
Sot, Fortesa i ka 70 punëtorë, e ka hapur edhe një sallon të shitjes me hapësirë 1400 m² në Prizren krahas atij në Prishtinë dhe ka në arsenalin e saj një numër mbresëlënës të produkteve shumë kualitative dhe moderne për sanitari, banjo dhe shtëpi. Marrëdhëniet biznesore me brende shumë të njohura botërore si Versace Home, Bisazza, Grohe, Valentino e shumë të tjerë po forcohen vazhdimisht në mënyrë që sjellja e produkteve të reja në Kosovë të vazhdojë parreshtur. Tanimë, emri i Fortesës është i njohur edhe jashtë kufinjëve të Kosovës me blerës të kënaqur të cilët vijnë nga Gjermania, Zvicra, Shqipëria e Maqedonia.

Plot dy dekada pas lindjes së kompanisë, tregu i produkteve të banjos, sanitarisë e shtëpisë vazhdon ta ketë vetëm një emër në Kosovë. I ndërtuar me punë të palodhshme, me sallonet e shitjes ndër më modernet në Kosovë, iniciativën për të qenë prijës i tregut dhe me zgjedhjen e pashoq produkteve, ky emër është tanimë i dëshmuar dhe besuar në Kosovë dhe quhet Fortesa.

Moda arrin në banjot e familjeve të Kosovës falë partneritetit të Fortesës dhe brendit të lindur nga bashkëpunimi i dizenjatorit të njohur italian, Gianni Versace, dhe prodhuesit më kualitativ të produkteve të banjos në botë, Gardenia Orchidea.

Llojet e produkteve nga brende të dëshmuara botërore të cilat ofrohen në Fortesa janë:

· Pllaka të qeramikës dhe porcelanit
· Pjesë dekorative për pllaka të qeramikës
· Pllaka për fasadë
· Ngjitës dhe fugë
· Vaska me hidromasazh
· Kabina dushi me masazhë
· Sauna
· Materiale hidrosanitare
· Dollapë
· Rubineta
· Radiatorë
· Laminat dhe parket
· Tapeta dekoruese
· Dyer të brendshme
· Aksesoarë

Në hap me zgjerimin e Fortesës për ofrimin e produkteve për tërë shtëpinë, tapetat Sibu Design arrijnë nga Austria në Kosovë për ofrimin e dizajneve mbresëlënëse të tapetave për secilin ambient të shtëpisë dhe për shijen e çdokujt
Llojet e produkteve nga brende të dëshmuara botërore të cilat ofrohen në Fortesa janë:

· Pllaka të qeramikës dhe porcelanit
· Pjesë dekorative për pllaka të qeramikës
· Pllaka për fasadë
· Ngjitës dhe fugë
· Vaska me hidromasazh
· Kabina dushi me masazhë
· Sauna
· Materiale hidrosanitare
· Dollapë
· Rubineta
· Radiatorë
· Laminat dhe parket
· Tapeta dekoruese
· Dyer të brendshme
· Aksesoarë
Subscribe to our newsletter
News and updates on what we're up to.
Transport Falas
Subscribe to our newsletter
News and updates on what we're up to.