KFC është brendi i parë ndërkombëtar në Kosovë që ofron ushqim me recetën e tij origjinale, të përbërë nga erëza dhe mëlmesa të ndryshme. Slogan-it “Gishtat me i lëpi” për ushqimin e shijshëm, i përshtatet edhe “Sytë me i kënaq”, duke iu referuar ambienteve të bukura që ai ofron për klientët e tij. Për t’i shtuar edhe më shumë hijeshi këtyre ambienteve, në të gjitha pikat e këtij brendi në Kosovë janë përdorur pllakat nga Fortesa Home.
PLLAKË PËR ÇDO AMBIENT
Dolmen Grey është një pllakë e bukur që mirëmbahet lehtë. Për t’u ofruar klientëve një ambient higjienik dhe të këndshëm, KFC Kosova zgjedh për çdo pikë në Kosovë këtë pllakë. Dolmen Grey 80×80 cm është e përshtatshme të përdoret në ambient të jashtëm dhe të brendshëm, të vendoset në dysheme apo në mur.