Hapat e parë të rritjes Fortesa i përjetoi gjatë vitit 1996, kur ajo u pajis me deponë e parë rrugës për në
Fushë Kosovë. Me gjithë faktin se gjatë kësaj kohe nuk ishte i mundur importimi i produkteve nga jashtë, Fortesa
arriti që ta rriste përzgjedhjen e produkteve të shitura me përfshirjen e mobiljeve të banjos në
koleksionin e saj. Kështu, Fortesa u bë e para në Kosovë për ofrimin e një numri të mjaftueshëm të artikujve për
banjo, ndërsa emri i saj tashmë kishte filluar të jehonte. Deri në vitin 1999, familja Fortesa numëronte 10
punëtorë të dedikuar.