1991
Historia e kompanisë fillon me 18 Mars të po këtij viti, në Prishtinën e paraluftës. Fortesa, me 4 punëtorë, filloi punën me një zyre modeste por me vizion te qartë, të bëhet lider në industrinë e pllakave dhe produkteve hidro sanitare. Ishte po ky vizion i cili do ta shtyente deri aty ku është sot. E kështu lindi Fortesa, emri i së cilës shumë shpejt do të njihej e do të besohej nga të gjithë.
1996
Fortesa bëri hapat e parë të rritjes. Ajo u pajis me deponë e pare rrugës për në Fushë Kosovë. Kështu, Fortesa u bë e para në Kosovë për ofrimin e një numri të mjaftueshëm të artikujve për banjo përfshirë këtu dhe mobiljet e banjos, ndërsa emri i saj tashmë kishte filluar të jehonte. Deri në vitin 1999, familja Fortesa numëronte 10 punëtorë të dedikuar.
txt
txt
1999
Është vit i njohur e i dhimbshëm për të gjithë. Lufta çlirimtare e cila e kaploi vendin gjatë kësaj kohe nuk la familje në Kosovë pa e prekur e pa i shkaktuar dhimbje. Gjatë luftës Fortesa, humbi gjithçka. Të gjitha pronat e kompanisë ishin djegur e ndërsa e ardhmja e cila dukej aq premtuese dhe e ndritshme, tani dukej e errët dhe e trishtë.
2006
Pas shumë përpjekjeve Fortesa tashmë ishte rikuperuar shumë shpejt pas luftës, dhe fillon edhe zgjerimin e saj. Ne këtë vit, Fortesa e ndërton objektin mbresëlënës me hapësirë 4200 m2 në Veternik, ndërsa numri i punëtorëve arrin në 50.
txt
txt
2021
Plot 3 dekada pas lindjes së kompanisë, tregu i produkteve të banjos, sanitarisë e shtëpisë vazhdon ta ketë vetëm një emër në Kosovë. I ndërtuar me punë të palodhshme, me sallonet e shitjes ndër më modernet në Kosovë, iniciativën për të qenë prijës i tregut dhe me zgjedhjen e pashoq te produkteve, ky emër është tanimë i dëshmuar dhe besuar në Kosovë dhe quhet Fortesa Home – miku i shtëpisë suaj. Tani Fortesa Home shtrinë veprimtarinë e saj në industrinë e Ndërtimit përmes Prime Group, në atë të Prodhimit të dollapeve përmes Alvona-s, dhe në Qendër Tregtare përmes Prishtina Mall.